back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKonfiskohen 3 mijë kilogram mish i prishur në Pejë, arrestohet një person

Konfiskohen 3 mijë kilogram mish i prishur në Pejë, arrestohet një person

Të ngjajshme

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën...

Policia e Kosovës kka konfirskuar një sasi të madhe të mishit në Pejë me ç’rast ka arrestuar person të dyshuar për veprën penale ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’.

Policia e Kosovës, Njësitet e Stacionit Policor Pejë, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë realizuar një bastisje në fshatin Sigë të komunës së Pejës.

Siç njofton kumtesa, gjatë bastisjes në një depo janë gjetur të deponuara lëkura të kafshëve dhe rreth tre mijë e dy qind (3200) kilogram lloje të ndryshme të mishit, dhe në stallën e këtij objekti janë gjetur shtatë (7) krerë lopë dhe gjedhe pa numër identifikues.

Pasi që janë njoftuar nga policia, në vend të ngjarjes kanë dalë inspektoret e AUV-së dhe doganierët.

Pas verifikimit të objektit nga inspektorët është konstatuar se depoja në fjalë nuk i plotëson kushtet higjieno-sanitare dhe janë vendosur vulat zyrtare (bllombat) në dyert e depos deri sa të krijohen kushtet për asgjësim, ndërsa shtatë (7) krerë lopë dhe gjedhe janë konfiskuar pasi që nga i dyshuari nuk është prezantuar ndonjë dokument për identifikimin e prejardhjes së tyre.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz