Konfirmohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Polonisë
dp

Lexo edhe“Besojmë në lojën e parë Kosovë-Amerikë”, Berisha i sigurt se Kosova kualifikohet për Botëror

Pak më shumë se dy orë na ndajnë nga një nga ndeshjet më të mëdha të kombëtares së Shqipërisë.
Ajo do të luajë në gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë, në Varshavë.
Për këtë takim, tashmë është zbuluar edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë, i vendosur nga Sylvinho, njofton “DigitAlb”.
Ndonëse u ftua dhe po kalon në formë të mirë, Ernest Muçi mbetet në stol, bashkë me Armando Brojën e Anis Mehmetin.
Nga fillimi e nis Arbër Hoxha, në sulm fillon edhe Nedim Bajrami.

Lexo edhe“Besojmë në lojën e parë Kosovë-Amerikë”, Berisha i sigurt se Kosova kualifikohet për Botëror
FORMACIONI I PLOTË:
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

Ndeshja Poloni – Shqipëri nis nga ora 20:45./GazetaExpress/