Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të ristrukturojë drejtimin e Kombëtares, duke emëruar Claudio Ranierin në postin e drejtorit teknik.
Trajneri veteran do të jetë figura kryesore teknike e federatës, duke marrë përgjegjësinë për koordinimin dhe zhvillimin e projektit sportiv të “Azzurrëve”, shkruan Indeksonline
Ky emërim vjen paralelisht me rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e Italisë, pasi ish-trajneri kampion i Evropës me “Azzurrët” është zgjedhur për të drejtuar sërish ekipin kombëtar.
🚨🇮🇹 BREAKING: Italy have appointed Claudio Ranieri as new technical director, here we go!
Ranieri will be the new strong man of the Federation, decision made. 🫱🏻🫲🏼

Lexo edheSezoni i ri, kjo është java e parë e Superligës së Kosovës
🆕 Roberto Mancini new head coach.
🆕 Claudio Ranieri new technical director. pic.twitter.com/uloqWwG7gh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2026
Me Mancinin si përzgjedhës dhe Ranierin në rolin e drejtorit teknik, Federata Italiane synon të nisë një kapitull të ri, me objektivin për ta rikthyer Italinë në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar./Indeksonline/














