back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKonferenca e Osmanit thirret sot pasi Radomir Laban u caktua gjyqtar raportues...

Konferenca e Osmanit thirret sot pasi Radomir Laban u caktua gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga presidentja

Të ngjajshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media.

Kjo konferencë për media është paralajmëruar për sot në ora 16:30.

Konferenca në fjalë lidhet pikërisht me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.

Lajmi.net mëson se ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Vjosa Osmani në konferencë për media do të deklarohet pikërisht në lidhje me këto zhvillime.

E një vit më parë, Presidenca e Kosovës kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Laban po e cënon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të vendit.

Në lidhje me veprimtarin e dyshimtë të gjyqtarit Laban ishin informuar edhe Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë e institucionet tjera të vendit.

Derisa në krye të Gjykatës Kushtetuese kishte qenë Kryetarja Gresa Caka, gjyqtari Laban nuk ishte vendosur në asnjë lëndë të tillë të rëndësishme për vendimet e vendit.

Por tani që drejtimi i Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar- duket se ka ndryshuar edhe vendimi për lëndët që do t’i procesojë ky i fundit.

Laban u vendos pikërisht në një prej lëndëve më të rëndësishme, atë që prek gjithë interesin e rendit kushtetues, e që lidhet me të ardhmen e krijimit të institucioneve.

E një vit më parë, presidentja Osmani përmes institucionit më të lartë të sigurisë në vend AKI kishte alarmuar Gjykatën Kushtetuese për Laban, ku madje AKI-ja më pas kishte vlerësuar se “veprimtaria e Radomir Laban përbën rrezik dhe kërcënim të sigurisë kombëtare”.

E një veprim të ngjashëm- duke refuzuar kërkesën e tij për të ushtruar detyrën e noterit e kishte marrë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu kishte refuzuar kërkesën e Laban për noter, nën arsyetimin se kjo vendimarrje është e bazuar në të dhënat e pranuara nga AKI-ja./Lajmi.net//Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit