back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeKomuna ua kundërshton xhaminë shqiptarëve në Schwyz, druajnë se dikush nga jashtë...

Komuna ua kundërshton xhaminë shqiptarëve në Schwyz, druajnë se dikush nga jashtë mund të ketë interes

Të ngjajshme

Barcelona në formë të shkëlqyer, lojtarët duan që Flick të qëndrojë përtej vitit 2027

Barcelona po kalon një periudhë shumë pozitive, duke humbur...

“Trafiku Urban” hyn në grevë në Prishtinë, punëtorët me kërkesa për kushte më të mira

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë...

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Estonia po shtyn përpara idenë që ushtarëve rusë që...

Tonali mund të rikthehet në Itali, klubet e mëdha në garë

Mesfushori italian, Sandro Tonali mund të rikthehet në Serie...

KEK: Rikthehet në operim njësia A5

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5...

Një qendër kulturore islame me xhami është planifikuar në qendër të fshatit Siebnen. Komuniteti Shqiptaro Mysliman (AIG) në Altendorf ka blerë të ashtuquajturën Shtëpi Läuffer në Glarnerstrasse, në të cilën më parë kishte një dyqan me qira, trnsmeton albinfo.ch. Ndërtesa nuk do të shembet, por do të rinovohet nga brenda.

Shoqata thekson se nuk janë planifikuar ndryshime të dukshme nga jashtë në kuptimin e arkitekturës fetare. Një restorant i aksesueshëm publikisht është parashikuar në hapësirën e ish-dyqanit, së bashku me një dhomë lutjeje në një aneks ekzistues, siç raporton gazeta “Bote der Urschweiz”. Modifikimet do të kufizohen në dizajnin e brendshëm dhe kërkesat teknike si siguria nga zjarri dhe daljet e emergjencës.

Por ndryshimi i përdorimit të ndërtesës tani po shkakton debat në komunitet. Departamenti i Çështjeve Ekonomike i Kantonit të Schwyzit arriti në përfundimin se blerja e pronës nga AIG nuk kërkonte leje dhe dha dritën jeshile. Komuna e Schübelbachut nuk është dakord dhe ka paraqitur një ankesë kundër këtij vendimi.

Shoqata hedh poshtë akuzat

Komuna i justifikon veprimet e saj duke deklaruar se duhet të shqyrtohet nëse individë që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një interes kontrollues në blerje.

Për më tepër, ajo thekson se çdo ndryshim i mëvonshëm i përdorimit të pronës do të kërkonte në çdo rast një proces formal leje ndërtimi, duke përfshirë një shqyrtim të përputhshmërisë së zonimit, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Kishat dhe ndërtesat fetare rregullohen në mënyrë të posaçme, në kodin e ndërtimit komunal.

Shoqata i hedh poshtë me vendosmëri akuzat e bëra nga komuna. Sinan Sadriu, udhëheqës i projektit të ngritjes së qendrës kulturore me xhami shpjegon se të gjitha fondet burojnë nga rajoni dhe janë mbledhur nga anëtarët që jetojnë në Zvicër.

Nuk ka as mbështetje qeveritare dhe as ndonjë rrjedhë parash nga jashtë. Ky informacion është verifikuar nga kantoni. “Çdo frang vjen nga komuniteti lokal”, i tha ai gazetës “Bote”.

Pyetjes së bërë nga gazeta nëse komuna ishte thelbësisht kundër një qendre kulturore islamike, këshilli komunal nuk pranoi t`i përgjigjej. Ata deklaruan se donin të siguroheshin që të gjitha kërkesat ligjore të përmbusheshin. Në të njëjtën kohë, komuna pranon: “Kjo ka mundësi të jetë një çështje e ngarkuar emocionalisht”. /albinfo/

Të Fundit

Sport

ShowBiz