back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKomuna që ende nuk është prekur nga coronavirusi

Komuna që ende nuk është prekur nga coronavirusi

Të ngjajshme

Komuna e Rahovecit vazhdon të jetë e paprekur me coronavirusi.

Kreu i kësaj komune, Smajl Latifi, ka njoftuar se edhe pse disa persona kanë pasur kontakt me shitësin e fidaneve nga Komuna e Malishevës, pas testimeve kanë dal negativ, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19

Të nderuar qytetarë,

Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.

Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadanin për përkrahjen dhe bashkëpunimin!

Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!

Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!

#RRINËSHTËPI

Të Fundit

Sport

ShowBiz