Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor për Masakrën e Rezallës dhe dëshmorët e martirët
Drenica Press

Lexo edhe“Zoja Balje neve shumicën na ka gjetë ratë – moment ideal për me e kontrabandu një kërkesë”, Gorani për kërkesat e Duda Baljes

Në kuadër të përkujtimit të 26-vjetorit të Masakrës së Rezallës, Komuna e Skenderajt do të organizojë një tubim për nder të të gjitha viktimave, dëshmorëve dhe martirëve të këtij tmerri serb mbi popullatën shqiptare.
Ngjarja tragjike që shënoi 26 vjet më parë, mbetet një nga momentet më të dhimbshme të historisë së popullit shqiptar. Për të ruajtur kujtimin e viktimave dhe për të nderuar sakrificën e tyre, tubimi përkujtimor do të zhvillohet më 5 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në fshatin Rezallë, vendi ku ndodhi masakra.

Lexo edhe“Zoja Balje neve shumicën na ka gjetë ratë – moment ideal për me e kontrabandu një kërkesë”, Gorani për kërkesat e Duda Baljes