Gjatë tërë ditës së sotme në komunën e Skenderajt bora ka rënë pa pushim, ndërsa në rrugët e fshatrave të Skenderajt nuk është parë ndonjë kompani e komunës që të pastroj rrugët. Në redaksinë e Drenica Press kanë ardhur dhjetëra foto e video që më së miri tregojnë gjëndjen e mjerë të rrugëve të Skenderajt, ku komuna nuk po kryen obligimin që ka ndaj qytetarëve.
Kështu në mënyrë vetanake “Vëllezërit Hamza” nga fshati Likoc, kanë pastruar rrugët nga fshati Polluzhë, në Likoc dhe deri në fshatin Abri me traktorët e tyre, pasi komuna nuk ka pastruar rrugët fare.
Për Drenica Press, Vëllezërit Hamza thanë se edhe pse ne paguajmë taksa komunale për mirëmbajtje të rrugëve, ne sërish po pastrojmë rrugët me gjepin tonë në të mirë të qytetarëve./DRENICA PRESS/
Më poshtë i shihni videot duke pastruar rrugët Vëllezërit Hamza.