Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Komunën e Skenderajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo komunë përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se pacienti është me banim nga Skenderaj, më saktësisht jeton në lagjen 1, i cili është i izoluar tashmë në shtëpi.
“Pacienti është me banim në Skenderaj, me saktë bë lagjen 1, i izoluar tashmë në shtëpi dhe nën kujdesin e IKSHP-së dhe QKMF-së. Të dashur qytetarë, rreth rastit të fundit nuk kemi marrë mbrëmë informatën e plotë nga IKSHP, andaj edhe nuk kemi bërë njoftimin për ju për këtë rast deri sa kemi marrë tani të gjitha informatat e nevojshme, kjo pasiqë pacienti nuk ishte lajmëruar paraprakisht në QKMF-Skenderaj, por kishte shkuar direkt në QKUK-Prishtinë”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
Deri me tani në Skenderaj kanë rezultuar 6 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave 1 është shëruar, 2 tjerë të shtrirë në QKUK, kurse të tjerët janë shëndoshë e mirë, pa simptoma, të izoluar në shtëpitë e tyre.
Tutje Jashari ka thënë se gjendja është nën kontrollë dhe se duhet të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja, të respektoni vendimet e masat parandaluese, pasi që vetëm kështu mund t’ia dalim.