Komuna e Prishtinës reagon pas publikimeve për shefin e kabinetit të Përparim Ramës, Florent Maliqin: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë
dp

Lexo edhe21 serbë të akuzuar për krime lufte, asnjëri nuk u paraqit në seancën gjyqësore

Përmes një njoftimi zyrtar, Komuna bëri të ditur se do të jetë plotësisht në dispozicion të Prokurorisë dhe organeve të tjera kompetente, duke ofruar mbështetje gjatë gjithë procesit hetimor, transmeton lajmi.net.
“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.
Autoritetet komunale kanë bërë të qartë se nuk do të ndërhyjnë në procesin e hetimeve dhe se do të presin epilogun e procedurave që po zhvillohen nga organet përgjegjëse.
Po ashtu, Komuna ka nënvizuar se çdo veprim i mëtejmë do të varet nga vendimi i Prokurorisë, duke garantuar se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore.

Lexo edhe21 serbë të akuzuar për krime lufte, asnjëri nuk u paraqit në seancën gjyqësore
“Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, thuhet në reagimin e Kryeqytetit./lajmi.net/