BallinaLajmeKomuna e Prishtinës me njoftim për shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve...

Komuna e Prishtinës me njoftim për shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera

Të ngjajshme

Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijëve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë...

Korenica regjistron një tjetër asist në Rumani

Skuadra e CFR Clujit u mposht 2:1 ndaj U....

​Moti sot: Shi e borë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Zbulohet data e nisjes së Ferma VIP 3

Reality show Ferma VIP rikthehet në ekran me edicionin...

Me rastin e festës Fitër Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera, me 18 dhe 19 mars lejohen të shiten në Bernicë të Poshtme.

Komuna njofton se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, por jo therja apo prerja e tyre.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prshtinës:

Të dashur qytetarë,

Kryeqyteti njofton të gjithë shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet shitja e tyre vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).

Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë.

Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz