BallinaLajmeKomuna e Prishtinës i jep kushtet e ndërtimit BIK-ut për Xhaminë Qendrore...

Komuna e Prishtinës i jep kushtet e ndërtimit BIK-ut për Xhaminë Qendrore [dokument]

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni thuhet se në interes të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve myslimanë, përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor-projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Më tutje aty thuhet se ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja, janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.

Si do të duket xhamia

Sqarimi i arkitektit për xhaminë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz