Komuna e Pejës ndan afro 170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Rugovë
dp

Lexo edheZhduken dy persona: Një në Ferizaj, një në Gjakovë

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes tenderit të hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e operatorit ekonomik ka qenë çmimi më i ulët.
Kontrata i është dhënë kompanisë “ROSI TRADE” SH.P.K. nga Peja, ndërsa data e dhënies së saj është 10 qershor 2026. Në garë për këtë kontratë kanë qenë dy operatorë ekonomikë.


Lexo edheZhduken dy persona: Një në Ferizaj, një në Gjakovë
Projekti ka të bëjë me mirëmbajtjen verore të rrugëve në zonën e Rugovës dhe do të realizohet në kuadër të një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 169,900 euro, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet më 12 qershor 2026.