back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna e Mitrovicës – partive politike: “Mos u rebeloni në këtë shkallë”

Komuna e Mitrovicës – partive politike: “Mos u rebeloni në këtë shkallë”

Të ngjajshme

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Pas lajmit se objekti i Komunës së Mitrovicës kishte mbetur pa rrymë, erdhi edhe reagimi i këtij institucioni me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Komuna e Mitrovicës dënon veprimin e ultë të këputjes së kabllos elektrike nga persona të papërgjegjshëm”.

Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës”.

Me këtë rast Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës”.

Po ashtu komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi”.

Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike”, thuhet në reagimin e postuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz