back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëDikush këputi kabllon, Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë

Dikush këputi kabllon, Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë

Të ngjajshme

Nga kush i mori Morena, trëndafilat e rrallë “blu”?

Morena Taraku ka pranuar për dhuratë trëndafila të rrallë. Një...

S’ka kushte ligjore, anulohet seanca për rezerva shtetërore

Në mungesë të kushteve ligjore, u anulua seanca e...

Energji +20%, pemë +15%, mish +12%: Lista e produkteve që po rritin koston e jetesës në Kosovë

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë...

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë mëngjesin e sotëm, për shkak se dikush ka dëmtuar kabllon kryesore me qëllim.

Një burim i Reporteri.net tha se kablloja kryesore është dëmtuar me qëllim duke lënë Komunën pa rrymë që nga mbrëmë.

E se Komuna ka mbetur pa rrymë e ka konfirmuar zëdhënësja Blerina Kastrati. Ajo ka thënë vetëm se nuk ka rrymë, duke sugjeruar të bisedohet me KEDS-in për detaje.

“Aktualisht nuk kemi rrymë. Me herët më njoftuan se paska problem me rrymë. Ndoshta KEDS mund te te njoftoi më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë konfirmuar rastin, duke shtuar se janë duke kryer hetime.

“Po, ka ndodhur një rast i tillë dje. Policia është duke bërë hetime”, ka thënë Policia për Reporterin.

Sidoqoftë, punëtorëve të Komunës u është paralizuar puna, kështu që ata kanë dalë nga objekti./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz