back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKomuna e Malishevës tregon sa persona janë thumbuar nga rriqrat

Komuna e Malishevës tregon sa persona janë thumbuar nga rriqrat

Të ngjajshme

Rrëfimi i ndjerë i gruas së Bruce Willis: “Në atë moment doja të ikja”

Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis,...

Rrëfimi i ndjerë i gruas së Bruce Willis: “Në atë moment doja të ikja”

Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis,...

Izmaku: S’ka pasur kushte nga NISMA, as takime të reja me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se NISMA...

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terroristët”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që...

Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hermoragjike ka sqaruar opinion se lajmi i dhënë në disa media se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojmë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend.

Kjo komunë ka njoftuar se nuk janë 811 raste të thumbuar nga rriqrat, por janë 336 raste, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe 7 raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës.

“Përndryshe, në zonat e cilësuara si zona endemike, është duke u bërë dezinsektimi kundër rriqrave, të cilët janë bartës së virusit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe ky proces është duke shkuar shumë mirë. Problem mbetet procesi i repelimit të kafshëve (obligim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës), pasi repelimi ndikon drejtpërdrejtë në ndërprerjen e ciklit të rriqrat dhe parandalon bartjen e rriqrave nga fusha në shtëpi, apo nga kafshët shtëpiake tek njeriu” thuhet në komunikatë.

Numri i të thumbuarve nga rriqrat është përafërsisht i njëjtë me vitin paraprak, pasi siç e thashë më lartë, nuk është bërë repelimi as vitin e kaluar dhe as këtë vit.

Momentalisht asnjë person nuk është i prekur me EHKK dhe ky është viti i shtatë me radhë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe viti i gjashtë që nuk kemi raste të infektimit me EHKK në Komunën e Malishevës. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz