Komuna e Halil Thaçit ‘hap’ kuletën, nënshkruan tender mijëra euro për riparim të gropave dhe asfaltim
dp

Lexo edheGucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit veror, i cili përfshin edhe riparimin e gropave dhe asfaltimin.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, vlera e parashikuar e projektit është 100 mijë euro, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar me kriterin e çmimit më të ulët, raporton IndeksOnline.

Kontrata është nënshkruar më 16 korrik 2026 ndërsa fitues i tenderit është shpallur operatori ekonomik ETEAM SH.P.K..
Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj.

Lexo edheGucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi
Në këtë aktivitet prokurimi janë pranuar gjithsej 8 tenderë, prej të cilëve 5 janë shpallur të përgjegjshëm.

Projekti do të realizohet në territorin e Komunës së Obiliqit dhe synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore përmes mirëmbajtjes sezonale, riparimit të gropave dhe asfaltimit të segmenteve të dëmtuara. /IndeksOnline/
