BallinaLajmeKryetari i Gjakovës i fton prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë

Kryetari i Gjakovës i fton prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë

Të ngjajshme

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Jamie Shea: KFOR’i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO, ka ende tensione aty

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një...

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

Deklarata e kryetarit të komunës së Gjakovës lidhur me grevën e mësimdhënësve:

“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë.

Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtorët e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen.

I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz