Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave
dp

Lexo edheNetanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, vendimi është marrë nga kryetari i komunës Valon Prebreza ndërsa shërbimet shtesë do të jenë në dispozicion nga 1 gusht deri më 29 gusht.
Gjendja Civile do të jetë e hapur çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00, duke u mundësuar qytetarëve që të kryejnë procedurat e nevojshme edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës.
Komuna ka bërë të ditur se ky vendim synon të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike dhe të ofrojë një qasje më të lehtë e më të shpejtë për qytetarët gjatë muajve të verës.

Lexo edheNetanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York