BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit sërish ndihmon familjet në nevojë, ndan rreth 1 300...

Komuna e Drenasit sërish ndihmon familjet në nevojë, ndan rreth 1 300 pako ushqimore-higjienike

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve...

Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër

Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në...

Në 35-vjetorin e rënies, Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe...

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Komuna e Drenasit duke qenë gjithmonë afër qytetarëve, sërish po i del atyre në ndihmë duke u shpërndarë pako ushqimore e higjienike.

Komuna përmes komisionit të caktuar enkas për këtë çështje dhe në bashkëpunim të ngushtë me administratorët e fshatrave, gjatë ditës ka shpërndarë rreth 1300 pako ushqimore e higjienike për familjet që kanë adresuar kërkesë për ndihmë te administratorët.

Pakot janë shpërndarë tek secila familje përmes administratorëve të vendbanimeve dhe komisionit, me qëllim që të evitohet grumbullimi i qytetarëve dhe shpërndarjes më efektive.

Kjo pako përfshinë 18 artikuj ushqimor dhe produkte higjienike, në vlerë prej afër 50 euro.

Listat e përfituesve të pakos janë hartuar nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë të pandemisë.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar administratorët, komisionin dhe gjithë stafin tjetër që janë angazhuar për ndarjen e këtyre pakove, duke theksuar se gjithmonë do jetë afër qytetarëve.

Që nga muaji mars e deri tani, Komuna e Drenasit së bashku edhe me donatorët e tjerë ka shpërndarë mbi 5 mijë pako.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz