BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna Beshiktash e Stambollit shtron gjatë gjithë Ramazanit 900 iftare në ditë...

Komuna Beshiktash e Stambollit shtron gjatë gjithë Ramazanit 900 iftare në ditë për mitrovicas

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoj shumë nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, Çetin Kirsigil, që kësaj radhe, po e realizojnë projektin e tyre humanitar të shtruarjes së iftareve për qytetarët e komunës e që kjo nuk është hera e parë.

Kryetari I komunës, Agim Bahtiri ka pritur në një takim nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, I cili po qëndron në Mitrovicë për të implementuar porjketin humanitar për organizimin e iftarit afër Xhamisë së Zallit, në qendër të qytetit.

Nënkryetari I Beshiktashit, Kirsigil, e njoftoi kryetarin Bahtiri se sivjet gjatë tërë Ramazanit, pra 30 ditë, komuna e tij do të shtroj 700 iftare për qytetarët e Mitrovicës, në tendën e rregulluar në oborrin e Xhamisë së Zallit.

Ai tha po ashtu, se edhe 200 iftare të tjera do të shpërndahen nëpër shtëpitë e personave që nuk mund të dalin jashtë shtëpive të tyre, e të cilat kanë nevojë për mbështetje.

“Me Mitrovicën kemi bashkëpunim të mirë dhe ne duke parë gjendjen ekonomike këtu kemi organizua këtë projekt për shtruarjen e iftareve për 900 persona. Qytetarët dhe bizneset e Beshiktashit janë të lumtur që kanë mundësinë për të ndihmuar mitrovicasit, andaj edhe nuk kanë hezituar fare që të kontribuojnë materialisht për këtë Projekt humanitar”, tha ai.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoj shumë nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, Çetin Kirsigil, që kësaj radhe, po e realizojnë projektin e tyre humanitar të shtruarjes së iftareve për qytetarët e komunës e që kjo nuk është hera e parë.

“Turqia është një ndër vendet që më së shumti dhe vëllazërisht e ka mbështet Kosovën dhe Mitrovicën. Komuna të ndyrshme të Turqisë e kanë ndihmuar me projekte të këtilla, por edhe projekte të tjera komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Unë në emër të tyre I falënderoj shumë të gjithë ata që kanë ndihmuar e në veçanti komunën e Beshiktashit dhe nënkryetarin Kirsigil për këtë projekt që gjithsesi është I mirëseardhur për qytetarët tanë, sidomos me ata në nevojë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.