back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKompania e njohur drenicase akuzon punëtorin se ia vodhi 50 mijë euro

Kompania e njohur drenicase akuzon punëtorin se ia vodhi 50 mijë euro

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Që nga shtatori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti, Kushtrim Demaku vodhi nga kompania ku punonte si përgjegjës i një sektori, rreth 50 mijë euro. Por, Demaku krejt këtë skenar nuk e bëri i vetëm. Atij i doli në ndihmë edhe arkëtari i kompanisë dhe një person i tretë.

Keqpërdorimi që bëhej brenda kompanisë “Bau Market”, me seli në Fushë Kosovë, nisi që nga shtatori i vitit 2017, për të vazhduar kështu deri në qershor të 2018’s.

Ish-përgjegjësi i sektorit në materiale ndërtimore në “Bau” në selinë e Fushë Kosovës, dyshohet se ka marrë shumën prej 50 mijë eurosh. Krejt këtë, Kushtrim Demaku nuk e bëri vetë. Në ndihmë i doli edhe arkëtari i dyqanit, Ilir Qerimi.

Kushtrim Demaku, është i sapo fejuari i motrës së këngëtares së njohur, Leonora Jakupit, Blerta Jakupit.

Fejesa e tyre ka ndodhur më 15 qershor të 2018’s, në bazë të raportimeve të mediave dhe publikimit të fotografive nga fejesa.

Gazeta Express ka kontaktuar me kompaninë në fjalë për të konfirmuar rastin, dhe të njëjtit kanë thënë se janë marrë masa ndaj punëtorit të tyre. Kompania, të dy, fillimisht i raportoi në polici e pastaj ua shkëputi edhe marrëdhënien e punës.

“Të punësuarve me inicialet K.D. dhe I.Q. fillimisht janë raportuar në polici, pastaj i janë bërë shkëputjet e marrëdhënies së punës nga kompania”, thotë përgjigjja nga kompania për Express.

Ata thonë se i kanë dorëzuar të gjitha provat e nevojshme në organet kompetente.

“Po fillimisht rasti është raportuar në polici, pastaj edhe në prokurori dhe janë dorëzuar dëshmitë lidhur me këtë rast qe ne kemi gjetur”, thotë kompania.

Konfirmim për këtë rast, ka edhe nga Prokuroria e Shtetit, e cila në një përgjigje për Express ka treguar se në këtë rast janë të përfshirë tre persona.

“Pas konsultimit dhe shikimit të lëndës, del se në këtë rast janë të involvuar tre persona, të cilët dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të besimit nga neni 342 i KPK-së. Deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor, por pritet që lënda të procedohet së shpejti më tutje’, thotë prokuroria.

Ky keqpërdorim, menaxhmenti thotë se ishin duke e hetuar nga qershori i vitit 2018, mirëpo në bazë të dëshmive që i poseduan, kuptuan se ky fenomen ka filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe është praktikuar në mënyrë të vazhdueshme deri në qershor të 2018’s.

Të Fundit

Sport

ShowBiz