U realizuan fluturimet e para ne mes te kryeqytetit te Kosoves dhe atij te Frances nga kompania e pavarur ajrore Germania. Fluturimi i realizuar pasdite nga Parisi eshte mirepritur ne Prishtine me fontanen tradicionale te ujit per fluturime te reja.
„Zhvillimi i metutjeshem i rrjetit te linjave VMF (Vizita miqve dhe familjareve) eshte pjese perberese e strategjise se Germania, e cila nuk fokusohet vetem ne linjat drejt destinacioneve verore dhe fluturimeve charter por gjithashtu edhe ne linjat jo te zakonshme“ shprehet Urs. A. Pelizzoni, perfaqesuesi i Grupit Germania gjate evenimentit ne Aeroport. „Fluturimet per dhe nga Prishtina jane qe disa vite tashme pjese te rendesishme ne strategjine tone“.
Gjithashtu risi ne planin e fluturimeve te Germania nga Prishtina eshte edhe linja per ne Kopenhagen e cila ka filluar te premten e kaluar.
Ne linjat ndermjet Prishtines, Parisit dhe Kopenhagen kemi nje bashkepunim te ngushte me Air Prishtina. Qe nga viti 2012 te dyja kompanite bashkerisht ofrojne fluturime per dhe nga Prishtina. Leyla Ibrahimi, drejtuese e kompanise u shpreh: „Kerkesat tona te larta ne sherbime dhe ofertat tona te pergatitura enkas per udhetaret tane, mundesojne qe te rritemi suksesshem ketu. Linjat e reja per ne Paris dhe Kopenhagen jane pjese te rendesishme te ketij zhvillimi.“ Permes Air Prishtina aktualisht mund te rezervohen fluturime per ne München, Düsseldorf, Stuttgart, Verona, Milano, Basel, Gjeneve dhe Zürich.
Haldun Firat Koktürk, drejtuesi i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines eshte shprehur pozitivisht per kete linje te re: „Jemi shume te lumtur qe kryeqyteti i Kosoves dhe ai i Frances po nderlidhen nga Germania. Kjo linje eshte nje hap me tutje drejt zhvillimit te linjave te reja, te cilat i ofrohen klienteve tane nga kjo kompani ajrore.“
Krahas cmimeve te volitshme, standardit te larte e kualitativ dhe sherbimit te nivelit te larte Germania ofron edhe komfort shtese ne fluturimet e saj: Kabina eshte e pajisur me ulese te rehatshme dhe ndriqim inovativ. Udhetaret mund te marrin me vete 20kg bagazh si dhe 6kg bagazh dore pa patur nevoje te paguajne shtese per keto sherbime.
Rezervimet per fluturimet nga Prishtina per ne Paris ose Kopenhagen mund te behen me nje cmim duke filluar nga 69 Euro per nje bilete njedrejtimshe permes internetit ne www.flygermania.comose ne numrin e telefonit +4930610818 (tarife normale ne linjen fikse gjermane, nga linja mobile mund te ndryshojne tarifat) gjithashtu edhe te Air Prishtina ne www.airprishtina.com, ne telefon ne numrin +33 1 700 69 899 (France) si dhe ne +45 78 793 188 (Danimarke) me tarifa lokale (24 ore ne dite, 7 dite ne jave). Te Air Prishtina mund te behen edhe rezervime te ndryshme nga Prishtina drejt destinacioneve te shumta. Ne te gjitha cmimet e publikuara jane te perfshira taksat dhe tatimet tjera, si dhe ne to eshte e llogaritur edhe shtesa ligjore per komunikacion ajror.
| Linja | Dita e fluturimit | Kohëzgjatja e fluturimit | Çmimi (një drejtim ) |
| Prishtinë – Kopenhagen | E premte | 2:55 h | Prej 69 euro |
| Prishtinë – Paris | E merkure, e Shtune | 2:45 h | Prej 69 euro |
Germania është një aviokompani ajrore gjermane e pavarur, e cila është themeluar mbi 30 vite më parë. Në fluturimet në distanca të shkurtëra dhe të mesme, aviokompania me shenjat dalluese të saj me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë, bart më shumë se 3 milion pasagjerë në vit. Germania ofron linja të fluturimit nga 20 aeroporte në Evropë drejtë më shumë se 55 destinacione brenda kontinentit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Duke ndryshuar prirjen e zakonshme të industrisë, Germania vazhdon të ofrojë snacks falas, soft drinks, revista dhe bagazh prej 20 kg pa pagesë. Germania operon fluturime të rregullta, charter dhe jo të rregullta. Së bashku me kompaninë ajrore zvicerane “Germania Flug AG” dhe “Bulgarian Eagle”, flota e Germania-s përbëhet deri ne vere te vitit 2018 do ti kete deri ne 36 aeroplan. Germania Technik Brandenburg GmbH është përgjegjëse për mirëmbajtjen e aeroplanëve të kompanisë. www.flygermania.com



