Komisioni i Nevadës mer vendimin zyrtar/ Dënohen Khabib dhe McGregor
BILLI
Lexo edhePublikohen datat për rimeçin mes Wilderit dhe Furyt
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, dhe Conor McGregor janë pezulluar nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadas për sjelljet e tyre pas ndeshjes së “UFC 229” në fund të vitit të kaluar.
Khabib Nurmagomedov është pezulluar me nëntë muaj, ndërsa McGregor me vetëm gjashtë muaj.
Pezullimet llogariten prej datës 6 tetor kur ndodhi përballja, i cili u zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas, që nënkupton se Nurmagomedov do të jetë në gjendje të rikthehet në kafaz nga 6 korriku, ndërsa McGregori nga 6 prilli.

Lexo edhePublikohen datat për rimeçin mes Wilderit dhe Furyt
Përvec pezullimeve, Nurmagomedov është urdhëruar ta paguajë një gjobë në vlerë 500 mijë dollarë, ndërsa McGregor 50 mijë dollarë.