back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeKombi me targa serbe ndalet në Kamenicë, sekuestrohen 120 thasë patate

Kombi me targa serbe ndalet në Kamenicë, sekuestrohen 120 thasë patate

Të ngjajshme

Një rast i kundërvajtjes doganore është evidentuar mbrëmjen e së shtunës në Hodonoc të Kamenicës.

Policia ka ndalur një kombi me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb, dhe gjatë kontrollit ka zbuluar rreth 120 thasë me patate, me peshë afërsisht 3000 kilogramë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Të Fundit

Sport

ShowBiz