back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeKolona të gjata në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarë mos kaloni nëpër Merdare

Kolona të gjata në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarë mos kaloni nëpër Merdare

Të ngjajshme

Pritjet dhe kolonat e gjata nëpër kufijtë për në hyrje të Kosovës sot kanë qenë të gjata.

Pothuajse gjatë tërë ditës së sotme në pikat kufitare në hyrje të Kosovës ka pasur pritje dhe kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në ora 23:15, kur edhe është bërë regjistrimi i fundit, në pikën kufitare në Merdare, pritja ka qenë mbi një orë e gjysmë, ndërkaq kolona deri në 200 metra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ka pasur pritje dhe kolonë.

Sipas kësaj qendre, te Dheu i Bardhë pritja ka qenë deri në gjysmë ore në hyrje të Kosovës dhe kolona ka arritur deri në 150 metra.

Sipas Qendrës së Kombëtare të Menaxhimit Kufitar, nëpër pikat tjera kufitare nuk është regjistruar kolonë e gjatë e as pritje e madhe. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz