Kolapsi i dytë i Eriksen në fushë e lojës, mjeku tregon detajet: Pajisja në zemër funksionoi siç duhet
dp

Lexo edhe“S’kam përjetu ndjenjë të tillë”, Valmir Matoshi pas golit me Kosovën: Jam shumë i lumtur!

Ai u ndihmua nga stafi mjekësor dhe më pas u përmend dhe u ngjit vetë në ambulancë për të shkuar drejt spitalit. Ndeshja u braktis me mirëkuptim nga ekipet dhe tifozët e pranishëm, ndërsa pas saj, mjeku i përfaqësueses daneze, Morton Boesen, lëshoi një komunikatë për situatën.
“Kristian është mirë dhe u largua nga fusha me këmbët e tij. Siç e shoh unë, defibrilatori që ka në zemër funksionoi siç duhet.
Ai ishte pa ndjenja për një përudhë të shkurtër, por u përmend shumë shpejt dhe ishim menjëherë në kontakt me të.

Lexo edhe“S’kam përjetu ndjenjë të tillë”, Valmir Matoshi pas golit me Kosovën: Jam shumë i lumtur!
Ai do të zhvillojë testime të tjera në spital tani të përcaktojë se çfarë ishte që shkaktoi këtë incident. Jemi në kontakte të vazhdueshme me të dhe mjekët në spital. Por Kristian është mirë dhe më kërkoi që të përshëndet të gjithë lojtarët dhe t’u them se ishte në rregull”, tha mjeku i përfaqësues së Danimarkës.