back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptareKod i ri etike për mësuesit: Kujdes në rrjete sociale, paraqitje dhe...

Kod i ri etike për mësuesit: Kujdes në rrjete sociale, paraqitje dhe sjellje në publik

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Ministria e Arsimit ka prezantuar Kod të ri etike për mësuesit e sistemit parauniversitar, i cili përcakton rregulla të qarta sjelljeje brenda dhe jashtë shkollës. Dokumenti kërkon nga stafi arsimor që të ruajë integritetin, përgjegjshmërinë dhe etikën profesionale, përfshirë edhe në përdorimin e rrjeteve sociale.

Sipas Kodit, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm me postimet publike, duke shmangur përmbajtje që cenon figurën e tyre si model edukues. Ata pritet të nxisin sjellje të përgjegjshme edhe tek nxënësit, sidomos për përdorimin e sigurt të platformave online.

Dokumenti vendos rregulla edhe për veshjen në punë: mësuesit duhet të paraqiten me veshje të rregullta e profesionale, duke shmangur aksesorë të mëdhenj ose bizhuteri që bien në sy e shpërqendrojnë nxënësit.

Në nenin 5, theksohet se mësuesi duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve, të shërbejë si model i komunikimit paqësor dhe të mbështesë kolegët më të rinj në profesion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz