Koci: Fjalori i Grenellit ndaj Osmanit nuk është as miqësor e as diplomatik

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se i ka shtrembëruar deklaratat e Trumpit lidhur me ndërhyrjen e tij në situatën e sigurisë në Ballkan.
Analisti politik, Melazim Koci ka deklaruar në Tv Dukagjini se deklarimet e Grenellit , ka komentuar deklaratat dhe reagimet e fundit që pasuan fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit dhe rolin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Koci tha se kjo situatë nuk do të ketë pasoja reale, duke e cilësuar si një “shtrëngatë në gotë uji”.
Ai shtoi se sulmi publik i ish-emisarit amerikan Richard Grenell ndaj Presidentes Osmani nuk është as miqësor e as diplomatik dhe nuk reflekton marrëdhënien që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse një deklaratë e tillë do të vinte nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, atëherë mund të kishte pasoja. Por në këtë rast, është thjesht një reagim i panevojshëm personal”, theksoi ai.
Ish-diplomati, Syle Ukshini, në një prononcim për Five në Dukagjini, ka kritikuar ashpër deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani lidhur me përpjekjet për shmangien e një lufte gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si një “papjekuri politike dhe delikat diplomatik”.

Lexo edheArbërie Nagavci ia ngatërron titullin Agjencisë për Akreditim, e quan Agjencia e Akreditimit të Kosovës
Sipas tij, Presidentja ka vepruar jashtë rolit kushtetues dhe pa koordinim institucional. Ai ka listuar tri arsye kryesore pse kjo deklaratë ishte problematike:
Mungesa e transparencës: “Presidentja është dashur të komunikojë me qytetarët dhe me mediat për të sqaruar nëse ndodhemi përballë një rreziku të tillë”, shtoi ish-diplomati, duke theksuar se mungesa e një komunikimi të tillë lë vend për dyshime dhe interpretime të gabuara.
Tendencë për protagonizëm: “Nëse nuk kanë ndodhur këto hapa, atëherë deklarata e saj përbën një papjekuri dhe tentim për protagonizëm personal, që pa bazë shtetërore kthehet në ‘boomerang’ për vetë institucionin e Presidencës”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu rikujtoi rolin kushtetues të Presidentit si më tepër ceremonial dhe të kufizuar në formulimin e politikës së jashtme. “Presidenti është noter i sistemit – nënshkruan emërime të ambasadorëve dhe gjyqtarëve – por politika e jashtme formulohet nga Ministria e Jashtme, diplomacia, drejtoritë politike dhe ambasadat. Ato përpunojnë informacionet dhe i shpërndajnë në koordinim me zyrat e Kryeministrit, Kuvendit dhe Presidencës.”














