back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKoci alarmon për pasojat e petardave: Pesë persona me amputime në QKUK,...

Koci alarmon për pasojat e petardave: Pesë persona me amputime në QKUK, kërkon reagim urgjent institucional

Të ngjajshme

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e...

Avokati Arianit Koci ka ngritur alarmin për pasojat serioze që po shkaktohen nga përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë festimeve të fundvitit, duke bërë të ditur se rastet e fundit të trajtuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë tejet shqetësuese.

Përmes një postimi të publikuar të enjten në profilin e tij në Facebook, Koci ka njoftuar se vetëm brenda një dite, pesë persona kanë pësuar amputim të gishtave dhe shuplakave si pasojë e shpërthimit të petardave, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore. Sipas tij, këto raste nuk janë incidente të izoluara, por pasojë e një problemi të përsëritur që, sipas Kocit, po tolerohet prej vitesh, transmeton lajmi.net.

Avokati ka theksuar se mungesa e kontrollit dhe e masave parandaluese ka sjellë pasoja të rënda për qytetarët, duke vënë theksin te përgjegjësia institucionale, në veçanti e Policisë së Kosovës. Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme, përfshirë kontrolle më rigoroze në terren, konfiskim të mjeteve shpërthyese dhe ndalim të përdorimit të tyre gjatë festimeve, me qëllim parandalimin e rasteve të reja.

Në reagimin e tij, Koci ka apeluar edhe te qytetarët që të shmangin përdorimin e petardave dhe mjeteve të ngjashme, duke theksuar se pasojat fizike janë shpesh të pakthyeshme dhe bartin ndikim afatgjatë për individin dhe shoqërinë.

Postimi i plotë:

Alarm serioz për shoqërinë.

Vetëm sot, në QKUK, pesë personave u janë amputuar gishtat dhe shuplakat si pasojë e përdorimit të mjeteve shpërthyese – petardave, gjatë festimeve. Një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Këto aksidente janë pasojë e një rreziku që po tolerohet me vite të tëra.

Policia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për parandalimin e kësaj situate.

Kërkohet veprim i menjëhershëm: kontroll rigoroz në terren, konfiskim i mjeteve shpërthyese dhe ndalim i përdorimit të tyre gjatë festimeve.

Qytetarët ftohen që të mos përdorin mjete shpërthyese, përfshirë petardat, dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Shuplaka është pjesa thelbësore e trupit, për funksionimin e njeriut. Humbja e saj nënkupton invaliditet të përhershëm dhe pasoja të rënda për individin dhe për shoqërinë.

Prandaj, çdo vonesë institucionale prodhon viktima të reja./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz