back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKMDLNJ dhe opozita e quajnë kolonizim ndërtimin e 300 shtëpive në Zveçan

KMDLNJ dhe opozita e quajnë kolonizim ndërtimin e 300 shtëpive në Zveçan

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Njëmijë serbë të dëbuar në 99-ën do të kthehen në 300 shtëpi në “Luginën e diellit,” ashtu siç ka vendosur Serbia ta quajë këtë lagje në tokën e Kosovës.

Por, asnjë fjalë nuk e foli në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Isa Mustafa, pavarësisht se përballë e pati zëvendësin Branimir Stojanoviq, i cili një ditë më herët në Zveçan, ishte pjesë e vënies së gurthemelit të një projekti të financuar nga Serbia pa lejen e shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Opozita konsideron se pushteti është i pafuqishëm karshi serbëve, të cilët po ndërtojnë si në shtëpinë e tyre. Me këtë akt, për AAK-në e Nismën, dialogu mund të quhet i dështuar.

Vetëvendosje thotë se për këtë e ka ngritur shqetësimin shumë kohë më parë, porse pushteti, sipas tyre, më shumë u mor me opozitën sesa me Serbinë.

Por, për Partinë Demokratike të Kosovës, kjo është e lejuar me pakon e Ahtisarit.

Ndërkaq, për atë që Haliti thotë se Serbia pati të drejtë, KMDLNJ-ja ka reaguar ashpër.

Në reagimin e Këshillit thuhet se e drejta për kthim në pronën private është e drejtë e patjetërsueshme, përcjell Koha.net. Por, krijimi i lagjeve të tilla etnikisht të pastra po krijon realitet të ri në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz