BallinaShqiptareKlosi takohet me familjen spanjolle që u sulmua nga pronari i lokalit:...

Klosi takohet me familjen spanjolle që u sulmua nga pronari i lokalit: Shqipëria s’përfaqësohet nga një njeri

Të ngjajshme

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka vizituar mëngjesin e sotëm familjen spanjolle e cila u sulmua nga pronari i lokalitnjë ditë më parë.

Në reagimin e tij, Klosi duke cituar kryefamiljarin Galdon, vuri theksin se një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

Ministri theksoi se Shqipëria është një vend mikpritës, dhe se ajo ngjarje nuk është aspak panoramë e asaj çka përballen turistët e huaj që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, deklaroi Klosi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz