Kjo video po bën xhiron e botës, si i shpëtoi zjarrit burri dhe kotelja e tij (VIDEO)
BILLI

Lexo edheNgjarja dramatike: Shqiptari hyri të nxirrte një greke nga flakët, mirëpo ja çfarë i ndodhi!

Një video që tregon momentet e shpërthimit të zjarrit shkatërrimtar në Mati të Greqisë po bën së fundmi xhirot e botës.
Në pamjet e frikshme, shfaqet një person teksa është bllokuar nga flakët që u përhapën me një shpejtësi të rrufeshme, duke përpirë të gjitha pemët rrotull.
Fatmirësisht personi që ka filmuar videon ka arritur të mbijetojë pasi hyri në garazh derisa flakët u shuan.
Bashkë me personin në fjalë ka shpëtuar dhe një kotele e vogël që ai e kishte me vete.
Fillimisht ai u përpoq të hapte derën dhe ta linte macen brenda, ndërkohë që në panik e sipër mbeti jashtë.
Ai i mbijetoi valës së parë të zjarrit duke e u mbështetur me trup fort në drejtim të kundërt me murin e pasmë të shtëpisë, ndërsa flakët po shkonin në drejtim të tij.

Lexo edheNgjarja dramatike: Shqiptari hyri të nxirrte një greke nga flakët, mirëpo ja çfarë i ndodhi!
Ndërkohë më pas, ai u strehua në garazh, dhe fatmirësisht në fund e pa veten gjallë.
Kujtojmë që 87 persona, mes të cilëve dy shqiptarë, janë konfirmuar deri më tani si viktima të tragjedisë së zjarreve.
Ndërkaq në morgun e Athinës, po përfundon procesi i dhënies së kampioneve të ADN-së, ndërsa ekspertët thonë se deri pasditen e së shtunës do të kenë mbaruar identifikimin e një pjese të mirë të 87 trupave të gjetur.