back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKjo shhkollë në Kosovë ka vetëm 1 nxënës

Kjo shhkollë në Kosovë ka vetëm 1 nxënës

Të ngjajshme

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Dy dhoma mësimi në shkollën “Imri Halili” të Burrnikut të Ferizajt prej disa vjetësh kanë mbetur boshe. Në njërën prej tyre çdo ditë zë vend Albion Veliu (9), nxënës i klasës së katërt.

Askush nuk e prish qetësinë, ngase në klasë janë vetëm ai dhe mësuesi Milaim Hasani.

Objekti i shkollës i plotëson kushtet teknike dhe higjienike. Ai është riparuar më 2006-n me një investim 40 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shokë as për lojë

Por shkolla është e zbrazët, teksa Albioni ndihet i vetmuar. Ai prej më shumë se një viti nuk e ka takuar ndonjë bashkëmoshatar.

“Sa herë që e mbajmë orën e edukatës fizike ndihem i shqetësuar dhe më i vetmuari në Komunën e Ferizajt, sepse nuk e kam asnjë shok të ma pasojë topin apo anasjelltas, madje edhe pas orarit të mësimit nuk e kam asnjë shok për të luajtur së bashku. Të jetosh i vetmuar në një fshat malor siç është Burrniku, është sikur të jetosh në skajin e botës”, ka thënë Albioni, me të cilin gazeta ka biseduar pasi që ka marrë pëlqimin nga babai i tij Shaipi.

Albioni ka dëshirë që klasat e tjera të mund t`i vijojë me moshatarët e vet, ndonëse nuk është i sigurt nëse kjo do të mund të bëhet realitet.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz