BallinaLajme“Kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”, fondacioni për Thaçin i...

“Kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”, fondacioni për Thaçin i uron ditëlindjen atij krahas thirrjes për drejtësi

Të ngjajshme

Granit Xhaka në formacionin e sezonit të Premierligës në EA Sports

Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë...

​Qumështarët ankohen te tre ministra se importuesit po u nxjerrin telashe

Qumështarët në Kosovë po përballen me vështirësi në rritje...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbush 58 vjet derisa gjendet në paraburgim në Hagë.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” i ka uruar atij ditëlindjen, duke thënë se familja e tij dhe Kosova po e presin kthimin e tij.

“Afër gjashtë vite paraburgim në Hagë kanë shënuar një nga proceset më të gjata dhe më të ndjeshme për qytetarët dhe shtetin tonë. Gjykimi tashmë ka përfunduar dhe vendi po e pret vendimin e trupit gjykues. Pritja është për një vendim të drejtë dhe të mbështetur vetëm në fakte. Kosova e pret kthimin e tij. Familja e pret. E presin edhe bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e vlerësojnë kontributin e tij në luftën për liri, përkushtimin për paqe, shpalljen e pavarësisë dhe shtetndërtimin e Kosovës si shtëpi të përbashkët për të gjithë”.

Fondacioni shtoi se “kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”.

“Gëzuar ditëlindjen, President!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz