Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Në dhomat e zhveshjes ishte një atmosferë fantastike, me këngë shqipe.
Trajneri Sylvinho hipi mbi tavolinë për t’i thënë disa fjalë, por s’e lejuan lojtarët – pasi aty nisi festa e çmendur.
Kujtojmë që me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 11 pikëve./Indeksonline/
#Albania 💚 pic.twitter.com/Tpg831n55b
— Isa Myzyraj (@IsamyzyrajAlb) October 11, 2025