back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaSportShqiponja ulët në Leskovac – serbët shikojnë e s’bëjnë gjë!

Shqiponja ulët në Leskovac – serbët shikojnë e s’bëjnë gjë!

Të ngjajshme

Shqipëria ka fituar kundër Serbisër me rezultat 0:1, në stadiumin “Dubočica” në Leskovac.

Golin e vetëm të Shqipërisë e shënoi Rey Manaj në minutën e 45+1, transmeton lajmi.net.

Manaj arriti të bëj një goditje të fuqishme brenda zonës, duke tronditur serbët.

Shqipëria pati raste të tjera gjatë ndeshjes, po ashtu edhe Serbia, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të grupeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Shqipëria pas 6 ndeshjeve ka 11 pikë dhe gjendet e dyta në tabelën e grupit K, 4 më shumë se Serbia, e cila është e treta, por me një ndeshje më pak.

E para është Anglia, e cila ka 15 pikë pas 5 ndeshjeve./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz