Kjo është simptoma më e re e koronavirusit, po shfaqet te shumë pacientë

Mjekët kanë paralajmëruar se lemza e vazhdueshme mund të jetë një simptomë e re e mundshme e COVID-19.
Një raport i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë treguan rastin e një burri që rezultoi pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse pasi kishte lemzë për katër ditë, shkruan themirror.
Një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte treguar simptoma të tjera. Ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3C.
Por një skanim në mushkëri tregoi indikacionet se po luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për koronavirus. Temperatura më vonë iu rrit në 38.4 grad celsius, transmeton Telegrafi.

Lexo edheLutfi Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara
“Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar”, njoftoi spitali i Chiccagos.“Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19”, shkruan më tutje.
Kjo ka bërë që mjekët nga Cook County Health, Chicago, të konstatojnë se nuk duhet të përjashtuar edhe lemzën si simptomë të koronavirusit.Ndryshe, Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.














