Kjo është shuma që ndau njeriu më i pasur në Shqipëri, për zonat e prekura nga tërmeti
BILLI

Lexo edheKy është i riu që humbi jetën në vendin e punës, e zë kamioni në Han të Elezit

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosen sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milione eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Përveç kësaj shumë të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.
Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.

Lexo edheKy është i riu që humbi jetën në vendin e punës, e zë kamioni në Han të Elezit