Disa familje të fshatit Grykas ish-Terdevc, edhe këtë vit sikurse vitet e kaluara kanë has në vështirësi të mëdha si pasoj e reshjeve atmosferike që mbizotëruan.
Në pamundësi për ta rregulluar rrugën vetë, kanë mbetur me shpresë që një ditë Komuna do të iu dal në ndihmë.
Banorëve të këtij fshati u është premtuar që do t’u rregullohet kjo rrugë, mirëpo kjo ka mbetur vetëm premtim dhe asgjë më shumë, pasi që ende asgjë nuk është ndërmarr në këtë drejtim.
Vështirësi për shkak të rrugës së pa kalueshme kanë has më së shumti fëmijët, të cilët për të shkuar deri në shkollë hasin në vështirësi sikurse pamja në foton më poshtë./DrenicaPress/