Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, policit Vesel Veseli, i cili po dyshohet se ka dhunuar nxënësen 16 vjeçare nga Drenasi, transmeton Gazeta Metro.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Arben Hoti, e ka marrë vendimin pas mbajtjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë, me ç’rast u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë, e cila kërkoi paraburgim për të dyshuarin.
Vendimi është marrë prapa dyerve të mbyllura pasi që Gjykatësi i rastit nuk i ka lejuar mediat dhe publikun që të jenë të pranishëm në seancë.
I dyshuari Vesel Veseli, u arrestua ditën e djeshme nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit dhe keqpërdorimit seksual, duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.
Në anën tjetër pala mbrojtëse e zëvendës-shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, ka kërkuar që Veseli të lirohet nga paraburgimi.