back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportKjo është lista e kuqezinjve për EURO 2016

Kjo është lista e kuqezinjve për EURO 2016

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë për herë të parë në kampionatin evropian.

Shqipëria do të jetë në grupin A së bashku me Francë, Zvicrën dhe Rumanin një grup që shihet si më i vështiri.

Ndërkohë disa Kombëtare kanë zbuluar listat e tyre të lojtarëve që do të marrin pjesë në kampionatin evropian.

Burime të Telegrafit të afërta me futbollistët e Kombëtares shqiptare, kanë konfirmuar se ata kanë marrë ftesat tanimë nga FSHF për EURO 2016.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ende nuk e ka zbuluar listën por duket se ai ka vendosur për lojtarët që do t’i marrë me vete.

Burime të Telegrafit kanë bërë me dije se fillimisht do të grumbullohen 26 futbollistë, pastaj do të largohet tre prej tyre.

Kjo pritet të jetë lista e gjerë e Kombëtares shqiptare për EURO 2016:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Amir Rrahmani, Ansi Agolli, Naser Aliji, Federik Veseli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Ergys Kace.

Sulmues: Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Bekim Balaj. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz