Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, raportohet se bashkëshorti dhe dy djemtë mbetën të lëndur
dp

Lexo edheKica-Xhelili pas thirrjeve për largimin e Abdixhikut: LDK-ja nuk është pronë e askujt, ta ruajmë atë nga përçarja

Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e fshatit Bukosh.
Sipas njoftimit, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor.
Lajmi për vdekjen e Besire Kolgeci-Baraliut ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë.

Lexo edheKica-Xhelili pas thirrjeve për largimin e Abdixhikut: LDK-ja nuk është pronë e askujt, ta ruajmë atë nga përçarja
Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të plotë dhe sa më të shpejtë.