Kjo është gjendja shëndetësore e ishkryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit
01
Lexo edhePunësim në Gjermani, mashtrohen studentët, kërkojnë paratë prapa
Gjendja shëndetësore e ish – kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit mbetet e pa ndryshuar edhe rreth tre muaj pas dërgimit të tij në Turqi për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” Rrustem Musa, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepi vazhdon të jetë e rëndë.
“Ai vazhdon të jetë i intubuar dhe duke u trajtuar në postintenzivë të spitalit të njëjtë me parametra stabile“, tha shkurtimisht Musa për “Gazeta Blic”.

Lexo edhePunësim në Gjermani, mashtrohen studentët, kërkojnë paratë prapa
Bajram Rexhepi, është në trajtim mjekësor në një spital universitar të Stambollit që nga data 25 prill e këtij viti.
Si pasojë e disa komplikimeve në organet vitale Rexhepi ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga data 15 prill.