back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës...

Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shiu e ndihmon Prishtinën, sonte ajri dukshëm më i pastër

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar,...

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja po kthehej nga Kosova dhe aksidenti ndodhi pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia gjermane, e cila ka njoftuar se përpos pesë anëtarëve të kësaj familjeje, i lënduar ka mbetur edhe një person i gjashtë.

Ndërsa sot, Bahri Cani, gazetari shqiptar që jeton në Gjermani, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e familjes nuk ka ndërruar gjatë natës. 

“Sot nga burime të informuara shumë mirë u informova se një fëmijë është akoma një gjendje më të rëndë, të tjerët janë, siç thuhet, në gjendje stabile. Ata janë duke u trajtuar nga mjekët në Zurich dhe në Gjermani. Në makinë kanë qenë prindërit të moshës rreth 30 vjeç dhe tre fëmijë – një tre vjeç dhe dy bebe”, shkruan ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz