back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKjo është arsyeja që Gjykata mori vendim të dënojë aktivistët e VV-së

Kjo është arsyeja që Gjykata mori vendim të dënojë aktivistët e VV-së

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.774/16, kundër të akuzuarve A.A, F.K, E.H dhe A.B, për veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 par.1 lidhur me nenin 135 par.1 lidhur me nën par.1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6(gjashtë) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.30.08.2016 deri më 30.11.2016 dhe prej dt.25.07.2017 deri me 22.08.2017, si edhe kohën e kaluar në arrest shtëpiak prej dt.30.11.2016 deri me dt.25.07.2017.

I akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej dt.30.08.2016 deri me dt.22.08.2017.

I akuzuari E.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.08.2016 deri me dt.07.12.2016 dhe arrest shtëpiak prej dt.07.12.2016 deri me dt.22.08.2017.

E akuzuara A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej2 (dy) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej dt.30.08.2016 deri me dt.22.08.2017.

Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit A.A, F.K, E.H dhe A.B,duke vepruar në grup dhe me role të ndara, që nga mesi i muajit korrik të vitit 2016, kishin përgatitur dhe planifikuar veprime përgatitore në drejtim të kryerjes së veprës penale të sulmit mbi objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit me dt.04.08.2016 rreth orës 23:05 min., kishin shkuar në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe nga parkingu i cili gjendet përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në rr. ’’Zenel Salihu’’ në afërsi të ish-objektit të Gjykatës Komunale, me raketëhedhës dore RPG, kanë kryer sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç’rast predha ka goditur murin në mes të dy sallave të katit të katërt, duke mos shkaktuar pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale në muret e ndërtesës nga ana e Rr.’’Agim Ramadani’’, disa dritare si dhe disa vetura zyrtare të cilat ishin të parkuara në parkingun e ndërtesës, dhe pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes me motoçikletë në drejtim të Rr.’’1 Tetori’’ në Prishtinë, ku më pas me qëllim të zhdukjes së gjurmëve, motoçikletën e kanë djegur, dhe kishin ikur në drejtim të panjohur, me këtë kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 par.1 lidhur me nenin 135 par.1 lidhur me nënpar.1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz