Kjo është akullnaja që mund të “fundosë” botën

Nuk ka shumë pamje të detajuara të akullnajës Thwaites, sepse në afërsi të këtij gjiganti akulli me dimensionet e Britanisë së Madhe nuk kanë mbërritur më shumë se 50 persona, në tërë historinë.
Por kjo pjesë e izoluar e Antarktidës së shpejti do popullohet nga qindra shkencëtarë që do ta studiojnë në çdo detaj, sepse nga përllogaritjet e tyre, në qoftë se planeti rrezikohet nga një kataklizëm, ai nuk vjen nga meteoritët ose vullkanet, por pikërisht nga Thwaites.
Akullnaja ka filluar të shkrijë qysh nga vitet ’90, por dy dekadat e fundit ritmi është dyfishuar, duke shndërruar 35 miliardë tonelata akull në ujë çdo vit.

Lexo edheDy mijë personat më të pasur në botë kanë sa 4.6 miliardë më të varfrit
Po të shkrihet i tëri, niveli i detit do të rritej me 65 centimetra, duke krijuar probleme të mëdha në çdo qytet bregdetar.
Por lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. me shkrirjen e Thwaites do të krijohej një efekt domino me akullnaja të tjera të Anktartidës, që potencialisht do të ngrinte nivelin e detit me më shumë se 3 metra në 200 vjet, duke shkatërruar në këtë mënyrë pjesën më të madhe të civilizimit./A2CNN

















