back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaShqiptareKishte mbaruar studimet për infermieri dhe do të ikte në Gjermani, por…

Kishte mbaruar studimet për infermieri dhe do të ikte në Gjermani, por…

Të ngjajshme

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në Kanionet e Holtës, në Gramsh, teksa vërshimi i ujit i ka marrë jetën 25-vjeçares Desantila Sollaku.

E reja kishte shkruar për të kaluar një fundjavë pranë bukurive natyrore, por ka mbetur viktimë në Kanionet e Holtës.

Ajo shoqërohej nga vëllai i saj, Denisi, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Mësohet se edhe ajo do të largohej së shpejti nga Shqipëria për të punuar si infermiere në Gjermani. E reja kishte mbaruar studimet për infermieri në Tiranë.

Ditën e djeshme një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës, në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë.

25-vjeçarja Desantila Sollaku u gjet e pajetë në grykëderdhjen e Kanionit të Holtës, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerrin që përjetuan mes furisë së ujit.

Grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e këtyre kanioneve për shkak të shirave të shumta që kanë bërë që niveli i ujit në lumë të rritet.

Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë.

Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore. Ngjarja e sotme është tragjedia e dytë në familjen Sollaku, pasi rreth dy vite më parë u hodh nga pallati duke u vetëvrarë gjyshi i vajzës që sot u mbyt në Holtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz