back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShqiptareKisha në Shqipëri ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës shkojnë dhe e...

Kisha në Shqipëri ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës shkojnë dhe e grisin (Foto)

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Rreth 3-4 ditë më parë, kur po festohej festa e Shën Gjergjit në Krane të Delvinës, në rrethin e Sarandës, një flamur grek u pa të valëvitej në kishën e fshatit.

Por anëtarët e një lëvizjeje që synon bashkimin e Shqipërisë, janë nisur që nga Kosova për ta hequr atë, duke përsëritur një gjest të ngjashëm, që ata pretendojnë se e kanë kryer në Himarë dy vite më parë.

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të njohur ndryshe edhe me shkurtimin LSHB pretendojnë se e kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranes në jug të vendit, duek e grisur.

“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, – shprehen ata për Shqiptarja.com.

Është po kjo lëvizje e cila që hoqi flamurin grek nga kalaja e Himarës dy vite më parë.

Kisha në Delvinë, pas heqjes së flamurit grek

Të pyetur nga Shqiptarja.com lidhur me këtë ngjarje, aktivistët e LBSH-së u shprehën se “Flamuri po bënte 1 javë që ishte në majë të kishës së Kranës. Askush nga banorët nuk kanë marrë guximin ta heqin flamurin”.

Pjestarët e LSHB-së u nisën, së bashku me kryetarin e tyre nga Kosova dhe pretendojnë se e hoqën flamurin grek të cilin ata e quajnë “leckë”.

Shumica e pjestarëve të kësaj lëvizje janë shqiptarë të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz