BallinaBotëKina ofron 1.57 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kina ofron 1.57 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Të ngjajshme

Kina do të ofrojë një tjetër ndihmë humanitare, me vlerë 1.57 milionë dollarë për Ukrainën “bazuar në zhvillimin e situatës dhe nevojave aktuale”, tha sot Ministria e Jashtme kineze, shkruan CNN.

“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e de-përshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin gjatë një konference.

Më herët Kina ka ofruar ndihmë në vlerën e 790,000 dollarëve për Ukrainën. Për pak ditë shënohet një muaj nga lufta në Ukrainë, e cila ka sjellë dëme kolosale.

Më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga vendi, ndërsa miliona të tjerë po përballen me mungesë të nevojave thelbësore. Nga ana tjetër, qytetet janë shkatërruar nga sulmet ruse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz